Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit në facebook, në kuadër të vizitës së Presidentit Vucic. Ai ka sqaruar qendrimin e tij ne raport me Serbine, Kosoven, takimet etj.

Replikat:

Ilirjana Gashi: Diten qe Rama do e vizitonte Beogradin , serbet e dogjen flamurin e Shqiperise, ne mes te Beogradit, edhe nuk pati asnje reagim nga Tirana zyrtare.Sot ngritet flamuri i krimeve, masakrave , perdhunimeve, debineve, e çka jo tjeter.Kjo eshte kulmi.Sipas te gjitha gjasave po ndodh Serbia e madhe e cila po shtrihet deri ne Adriatik.Ate qe se arriten asnje mbretni serbe po e realizon RAMA .Pse heshte presidenti i Shqiperise, pse heshtin populli i Shqiperise ? Sot eshte dita e TURPIT e qeverise Rama, e i gjithe Shqiperise .

Edi Rama: Ilirjana Gashi e vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhëtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë; e vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare?

Orgest Çapoku: Edi Rama Po te mbroje ti interesat e shqiperise nuk e flakin pashaporten e Shqiperise ne dogana pertoke.Cna tregon perralla me qeveri moderne tani

Edi Rama: Orgest Çapoku pashaporten e Shqiperise nuk e flak askush ne toke, ndersa njohja e pashaportes se Kosoves kalon nga dialogu i mencur, jo nga sharjet mesveti ketu ne fejsbukun tim?

Drilon Bardhi: Edi Rama e kemi pa deri tash sa e kane mbajte turpin ata, ulesh ne nje tavoline me nje person qe mohon qindra masakra qe ka kry ne Kosove. Edhe ne në Kosove shqip flasim e shqiptare jemi, gjithe ai nderim per nje kriminel sic eshte vucic eshte i tepruar dhe fyes deri ekstremitet per ne, posaqerisht kur vjen nga lideri i shtetit AMË.
Edi Rama: Drilon Bardhi ne nje tavoline ulen me te e me ta edhe te gjithe lideret e Kosoves tash shume vite dhe shume mire bejne, se politika ne paqe eshte ulje ne tavoline nuk eshte boks ne fejsbuk! Prandaj mos u fyej hic fare, sepse Kosova e ka fituar luften, Serbia e ka humbur, ndersa paqja fitohet me urtesi e me diplomaci, jo me pushke imagjinore e me veteperjashtim nga tavolinat, ku ndertohen urat e kalimit drejt te ardhmes?

Almir Karemanj: Edi Rama dmth lodra qenka e vërtet!?
Edi Rama: Almir Karemani perrallat ia kam lene atyre qe luftojne per kombin duke me share mua ne fejsbuk?