Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga blloku i banesave të rindërtuara pas tërmetit në Fushë Krujë.

Rama shprehet se këto banesa janë gati për të pritur 244 familje që kanë mbetur në qiell të hapur pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Gati për të pritur rikthimin në shtëpi të 244 familjeve të Fushë Krujës”, shkruan Rama.