Në prag të Krishtlindjeve, kryeministri Edi Rama do të gëzojë disa familje në qytetin e Lezhës, banesat e të cilëve u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Rama shkruan në rrjetet sociale:

“Ky është nga ato momentet e bukura njjerëzore, kur mbushesh i gjithi me ndjesinë e bukur të vlerës së pazëvendësueshme të politikës në të mirë të jetës së njerëzve dhe i bën hallall sharjet, mallkimet, shpifjet, streset e mundimet e të marrurit me politikë për të shërbyer, jo për të rrëmbyer

Sa shumë mosbesim, ankesa, akuza, përqeshje e shpoti kur përsërisja do t’i kthejmë të gjithë në shtëpi; sa shumë sajesa e fantazi për shtëpitë që nuk do ndërtoheshin kurrë, për banesat që :s’do jepeshin kurrë FALAS; për sa e sa çudira mendore teksa duhet të shtrëngonim dhëmbët nga vonesat objektive të pandemisë e nga lloj-lloj yçklash; sa kënaqësi kur të tëra fjalët i merr era dhe veprat mbeten të vetmet që flasin”