02 Dhjetor, Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka kryer diten e sotme dozën e tretë të vaskinës antiCOVID në pikën e përqëndruar të vaksinimit në Stadiumin ‘Air Albania’ .
I shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, Kryeministri Edi Rama, u kanë bërë apel të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç të vaksinohen sa më parë ndaj COVID19 për të mbrojtur shëndetin.
“Siç besoj e patë dhe ma ha mendja që do ndihmoni që të shfaqet kështu siç ndodhi, unë bëra sot vaksinën e tretë me zgjedhje të rastësishme nga dy vullnetarë që dolën këtu, sepse nuk e kuptoj dot se si në shekullin e XXI, nuk mund ti besohet shkencës, nuk mund ti besohet autoriteteve, por i besohet delirantëve në internet. Si ka mundësi që kjo të jetë në gjithë planetin dhe asnjë gazetë, asnjë televizion, asnjë kanal serioz informimi të mos thotë një fjalë, pra t’u mbyllet goja të gjitha mediave të botës nga Amerika në Australi dhe deri në Islandë dhe u është hapur goja atyre që skanë asnjë lidhje me shkencën, humanizmin, nuk kanë asnjë lidhje me shëndetin publik. U është mbyllur goja, apo po flasin më saktë gjithë akademitë e botës edhe po flet kundër vaksinës një lum konspiracioni nëpër facebook nëpër internet, kjo është skandaloze dhe e turpshme. Ne vend ti besosh shkencës, në vend ti besosh atyre që janë fakte përpara nesh që humbasin jetën njerëzit pse nuk vaksinohen, ndërkohë që ata që vaksinohen edhe kur infektohen, se vaksina nuk të mbron nga infektimi, të mbron nga vdekja, e kalojnë me siptoma të lehta. Çfarë mund të thuhet tjetër sot përveç se vaksinohuni, vaksinohuni, vaksionohuni”, theksoi Kryeministri Edi Rama.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, më herët bëri me dije se duke filluar nga sot të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës 6 muaj pasi kanë kryer dozën e dytë.