Qeveria këtë të mërkurë ka bërë me dije se është miratuar paketa për bonusin e fundvitit për të gjithë shtresat në nevojë dhe për pensionistët.

“Sot qeveria ka marrë një vendim të rëndësishëm, për paketën e solidaritetit të fundvitit që mbështet kategoritë e veçanta dhe shpërblimi i fundvitit për familjet me ndihmë ekonomike do të përfitojnë nga paketa e solidaritetit, 72 mijë individë me aftësi të kufizuara dhe pjesë e paketës së solidaritetit janë pensionistët. Fondi që qeveria ka vënë në dispozicion është 4 milionë dollarë pa përfshirë pensionistët”, ka thënë Manastirliu.

Ministrja e Financave ka bërë me dije se sot në qeveri është miratuar projektvendimin për shppërblimet e fundvitit për 668 mijë pensionistë që përfitojnë nga paketa e miratuar sot, që arrin në vlerën 3.5 miliardë lekësh vetëm për pensionistët. Në 2022 bonusi i funvitit nuk do të jetë më i diskutueshëm por do të jetë i alokueshëm përherë.