Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi këtë të martë nga Elbasani ka reaguar në lidhje me skandalin e fundit të publikimit të të dhënave për pagat dhe targat e mijëra shqiptarëve.

Peleshi në fjalën e tij ka bërë me dije se mbrojtja kibernetike ka një rëndësi të veçantë duke menduar dhe faktin e rrjedhjes së të dhënave një javë më parë.

Ministri është shprehur që në këtë drejtim duhet që të investojmë më shumë për të mos pasur probleme dhe ngërçe të tilla.

“Mbrojtja kibernetike është sfidë për të gjitha vendet. Në NATO konsiderohet një nga pesë domenet e mbrojtjes. Ne jemi përgjegjesë ta zhvillojmë sigurinë kibernetike. Kemi një projekt me amerikanët mbi 20 milionë euro për të ngritur njësinë ushtarake të mbrojtjes kibernetike që do të jetë garacia e madhe. Ne i kemi potencialet dhe kapacitetet për të siguruar mbrojtjen e sistemeve tona ushtarake.

Kjo sfide hyn të çdo familje të çdo qytetar dhe deri te institucionet private dhe shtetërore meqë janë online janë më të ekspozuar nga këto rreziqe. Ne do të ofrojmë të gjitha kapacitetet tona në rritjen e sigurisë kibernetike . Para se te ndodhnin ngjarjet e fundit ende nuk dihet nëse janë hakerime ose te rrjedhjes se informacionit nga nënpunes apo punonjës të papërgjegjshëm. Çështja është në hetim ndaj duhet te investojmë më shume jo vetëm ne, por të gjitha vendet për të rritur sigurinë kibernetike. Sado i zhvilluar të jetë nuk mund ti shpëtojë kërcënimit botërore. Ka haker brenda dhe jashtë vendit, pra botëror”, ka thënë Peleshi.

Ndërkohë në lidhje protestën e banorëve të Kuçovës është shprehur se do të shpronësohen sipas vlerës së tregut./