Ish-ylli i futbollit, Ronaldinho, i cili ka veshur edhe fanellën e PSG-së në karrierën e tij, ka folur për faqen zyrtare të klubit francez, duke u ndalur tek e ardhmja e Mbappe: “Sot PSG është një pikë referimi e futbollit botëror për klubet.

Mbappé është i ri, por tashmë ka një karrierë të jashtëzakonshme. I mungon Liga e Kampionëve, do të ishte e mrekullueshme nëse do ta fitonte me fanellën e PSG-së. E ardhmja e tij? Të gjithë duan të luajnë te PSG, më të mirët në botë janë tashmë aty. PSG është klubi më i mirë në botë, mund të qëndrojë aty për një kohë të gjatë”.