Mero Baze/ E vetmja gjë që Berisha dhe të vetët, përpiqeshin të thonin pas ”Foltores” në stadium, ishte se nuk do pushtonin selinë e PD dhe nuk do ushtronin dhunë. Por premtimi nuk u mbajt as 48 orë.

Sot persona në kërkim, njerëz të afërt të familjes Berisha që kanë qenë portofoli I fshehur I djalit të tij, bandit të njohur që kanë dhunuar çdo kundërshtarë politik të Berishës këto tridhjet vjet, u shfaqën në oborrin e PD si eskort e Sali Berishës me qëllim frikësimin dhe krijimin e ndonjë incidenti, pas të cilit ai të legjitimonte “Marshimin mbi seli”.

Duke autosugjestionuar veten të shtunën në stadium, se kishte zbuar Lulzim Bashën, Sali Berisha nxitoi të hiqte dyshimet për zakonin e tij të vjetër si dhunues, duke paralajmëruar se nuk do të bënte më, atë që ka bërë 30 vjet.

Por sot e lëshuan nervat. Dhe e përsëriti.

Ka disa arsye pse ai e humbi qetësinë.

E para është se Sali Berisha është pakicë në gjithë forumet e PD. Deri më sot ai ka mundur të marr 13 deputetë dhe 11 kryetar degësh, një shifër që nuk kap as masën e dhjetë përqindshit të PD. Ky është një fakt kokfort, I verifikueshëm dhe natyrisht dëshpërues për të. Stadiumi ishte mitingu më qesharak I tij I 30 viteve, që nuk plotëson dot as këtë dhjetë përqindshin që ka marrë në strukturat drejtuese të PD. Në këto kushte atij I duhej një gjest force, tu jepte zemër të tjerëve që ai mendon se janë të dyzuar. Në fakt të dyzuar mund të kenë qenë por tani është ndarë historia e dyzimeve. Berisha ka ata që ka.

Së dyti Partia Demokratike e sfidoi me institucionet e saj dhe e futi tërësisht në shina ligjore, procedurën legjitime se si bëhen zgjedhjet në një parti dhe si nuk uzurpohet dot partia nga “Foltorja” e stadiumit. Mbledhja e Këshillit Kombtëar, shkarkimi I mbështetësve të pakt të Berishës dhe mbi të gjitha, nevoja që ka Berisha të legjitimoj në gjykatë aktet e paligjshme në stadium, e bën atë të humbiste qetësinë.

Disa nga mbështetësit e tij, që janë të paqartë edhe çfarë mendon Sali Berisha, deklaruan se do të shkojnë në gjykatë të çojnë aktet e shkarkimit të Bashës dhe të tjerëve, por nuk shkuan. Momenti ishkuarjes në gjykatë është një makth për Berishën, pasi legalizon ndarjen. Ndaj ai tentoi të zboj Bashën me dhunë, që ta bëj “de facto” uzurpimin e selisë.

Së treti ka një ngjarje që pak kush është tronditur më shumë se sa Sali Berisha dhe ka të bëj me ndalimin e Adriatik Llalës në Romë, si një nga personat “a non grata” që është dënuar dhe nga drejtësia shqiptare. Ai është një lajm I keq për “Foltoren dhe Sali Berisha kishte nevojë që ai lajm të pëjetohej sa më pak nga mbështetësit e tij duke e zhurmuar me një akt bandistesk.

Nëse Sali Berisha do ti kishte punët në rregull, nëse do të kishte shumicën e PD, nëse do të kishte me vete legjitimitetin e shkarkimit të Bashës dhe rizgjedhjes së tij, ai do shkonte tek Kuvendi normal I 18 Dhjetorit.

Ai nuk duroi dot as 48 orë, dhe bëri atë që di të bëj më mirë, të marrë banditët dhe të niset për të dhunuar kundërshtarët.

Shpresoja shumë që kur u fut në korridoret e PD, të hapte derën dhe ti hynte në zyrë Lulzim Bashës. Do ishte një përballje e dobishme për shqiptarët, dhe një përballje fatale për të.

Si një plak frikacak dhe ilanjoz, shkoi deri tek dera, pastaj bënte sikur këkronte “banditë të armatosur që ti çarmatoste, por nuk I gjeti dhe iku.

Bashkë me të ikën dhe personat në kërkim që mbante nga pas.

Kjo skenë do të përsëritet. Atij I duhet një viktimë dhe një arkivol në krah, për të hyrë në atë seli. I duhet për të justifikuar dhunën, për të mbajtur lart adrenalinën e banditëve që ka nga pas dhe mbi të gjitha për tu viktimizuar në këtë betejë. Duke qenë se kundërshtarët e tij, nuk ja bëjnë dot këtë shërbim, I vetmi rrezik është që dhe këtë punë mund ta bëj vet. Mjerë kujt mund ti bjerë ky fat në pjesë, nga ata që ka pas. I vetmi shqetësim që kam është se shumica e atyre që I rrinë në krah janë idiot dhe do ti shtojë historisë së PD, ndonjë “dëshmor” budalla.