Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, është shfaqur si dëshmitar i asaj se çfarë ka ndodhur më 21 janar, teksa ka dhënë një intervistë për ish-zëdhënesen e Sali Berishës, Erla Mëhilli.

Edhe pse Sali Brisha i ka marrë përsipër publikisht vrasjet e 21 janarit, Arben Imami ka dhënë një tjetër version.

Sipas tij, katër vrasjet e 21 janarit janë urdhëruar nga Lulzim Basha, ndërsa Berisha, sipas tij, nuk ka lidhje me to.

Ai shtoi më tutje se Basha ka bashkëpunuar me Ramën për këto vrasje, në mënyrë që të vinin në pushtet të dy (edhe pse Basha në atë kohë ishte në pushtet).

Në fund, Imami tha se prapa Bashës e Ramës për kryrjen e këtyre rvasjeve qendronte dikush tjetër, që i komandonte, një mëndje djallëzore, siç e quajti ai.

Arben Imami sjell kështu një version të ri të vrasjeve dhe ky është një rast i mirë për Prokurorinë, për të rihapur çështjen dhe për të thirrur dëshmitarët direkt të vrasjeve, duke filluar nga Sali Berisha, tek Lulzim Basha e në fund tek Arben Imami.

Sepse nëse e ka dhënë urdhërin Lulzim Basha për vrasjen e 4 personave, siç thotë Imami, ai duhet të jetë në burg, jo në krye të PD.

Dëshmia e Imamit është një akuzë e fortë dhe një version i ri për vrasjet e katër të pafajshmëve në 21 janar, ndaj dhe Prokuroria e ka për detyrë ta thërrasë atë si dëshmitar, pasi ende sot e kësaj dite nuk është dënuar urdhëruesi i këtyre ekzekutimeve publike.

Por nëse Imami gënjen dhe vrasjet i ka urdhëruar Sali Berisha, atëhere në burg duhet të shkojnë ata të dy, i pari si dëshmitar i rremë dhe i dyti si vrasës.

Të paktën gjë e mirë është se tashmë kanë filluar të flasin për krimet që kanë bërë.

Vetëm se Prokuroria tani duhet të bëjë punën e saj dhe t’i thërrasë, se punën po ua bëjnë të lehtë vetë me dëshmitë e tyre publike.

(TemA)