Efektshmëria e dozës përforcuese të vaksinës së Pfizer dhe Biontech, pritet të zgjasë të paktën 12 muaj, dhe do të jetë e nevojshme të merren doza të tjera vjetore për të ruajtur të lartë mbrojtjen nga Covid-19.

Këtë e tha shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla në një intervistë për britaniken BBC para shfaqjes së variantit Omicron.

“Nuk mund të them me saktësi se sa do të zgjasë imuniteti nga doza e tretë. Besoj shumë që do të zgjasë të paktën 12 muaj, dhe pse nuk e di këtë. Bazuar në atë që kemi parë deri më tani, me gjasë rivaksinimi do të jetë i nevojshëm çdo vit, për të ruajtur një biel shumë të lartë mbrojtje”, u shpreh Bourla.