Nesër hëna fokusohet përballë planetin të Plutonit dhe kjo gjë do të ndikojë në disa shenja horoskopi në aspektin e dashurisë. Për këto 3 më poshtë do të ketë një rikthim të dashurisë së vjetër:

Binjakët: Ajo që dëshironi dhe ajo që jeni gati të bëni për atë që dëshironi janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Dëshironi të ktheheni me ish-in tuaj?

Hëna përballë Plutonit do t’ju kujtojë saktësisht se çfarë ndodhi kohë më parë do ju bëjë të ndiheni konfuz. Pra, ju dëshironi një shans të dytë, por jeni të mbushur me dyshime edhe pse përballja e hënës me plutonin do ju bëjë të jeni më pozitivë.

Gjithsesi këshilla është që mos të ndikoheni nga mendime të çastit pasi mund të përballeni dhe me një refuzim.

Gaforrja: Ju patjetër dëshironi një shans të dytë për të pasur atë që dikur besonit se ishte dashuria më e madhe e jetës suaj. Nuk mendoni se mund të dashuroni dikë sërish, të paktën jo në të njëjtën mënyrë dikur.

Dhe kështu, me ndikimin e Hënës përballë Plutonit, ju do të zhyteni në dashurinë tuaj të humbur dhe e vetmja gjë për të cilën do të mund të mendoni është të ktheheni së bashku me të.