Ka kohë që përflitet për një përçarje midis dy motrave të famshme Eranda dhe Irma Libohova.

Më 27 Tetor të vitit 2021 Eranda Libohova u nderua nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me çmimin prestigjioz “Mjeshtër i madh”.

Në këtë moment kaq të shënuar dhe të rëndësishëm në karrierën e saj ishin prezentë, të afërm, miq dhe kolegë të artistes, por e gjeni dot se kush mungoi?

Ishte pikërisht motra e saj, artistja Irma Libohova, prania e saj nuk u vu re as në urimet që Eranda mori në Instagram.

Megjithëse ato ende nuk ndiqen në rrjete sociale, postimi i Erandës ngriti dyshime rreth 1 pajtimi mes tyre.

Ajo ka rishpërndarë një foto të të dyjave si memorie në InstagramStory. A mund të jetë kjo një shenjë pajtimi?! Mbase po.

No description available.

Edhe “like” apo pëlqimi i fundit që i kanë dhënë njëra-tjetrës është para tre vitesh, në gusht të 2018.

Kujtojmë se në maj të vitit 2018 Pallati i Koncerteve u pushtua nga zëri i katër këngëtareve shqiptare Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima në një koncert si asnjëherë më parë.

Por të gjithëve u ra në sy, mungesa e motrës së Irma Libohovës, këngëtarja Eranda Libohova, e cila nuk u ndje as në rrjetet sociale por edhe e shmangu prezencën e saj në sallë.

Gazeta “Blitz” zbuloi atë kohë se ishte përfolur se Eranda do të zevëndësonte Enedën ose Besën në koncert, por një gjë e tillë është refuzuar nga organizatorët. Si pasojë e këtij vendimi, Eranda është distancuar nga çdo gjë që e lidhte me koncertin “Divat”.