Më shumë se 2,100 fluturime u anuluan sërish sot nga linjat ajrore në mbarë botën, për shkak të variantit Omicron të Covid, pasi punonjësit e kompanive, kryesisht pilotë janë në karantinë.

Sipas numërimit të fundit të uebsajtit të specializuar Flightaëare, këto probleme kishin të bënin kryesisht me Kinën, Indonezinë dhe SHBA-në.

Flightaëare regjistroi pothuajse 8,000 anulime gjatë fundjavës së Krishtlindjeve dhe pret 800 të tjera për nesër, të martën.

Pilotët, stjuardesat dhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë vendosur në karantinë për shkak të ekspozimit ndaj Covid, duke bërë që kompanitë si Lufthansa, SAS, Delta, United Airlines dhe Alaska Airlines të anulojnë fluturimet.

Evropa duket relativisht e paprekur. Air France, në veçanti, nuk është prekur nga këto probleme, sipas një zëdhënësi. Kushtet e motit dhe mbyllja e kufijve janë gjithashtu arsye për këto anulime.