Epidemiologu Ilir Alimehmeti, është pyetur në “ABC e Mëngjesit” se varianti i ri i CVOID, Omicron do të jetë mbizotërues në Shqipëri në muajin janar.

Ai ka deklaruar se e ka mundësinë për t’u bërë dominant në javët në vijim dhe kjo gjë nuk duhet parë si një lajm të keq, pasi ka arritur të spostojë Deltën.

“Është një parashikim bazuar se me çfarë po ndodh në shtetet e tjera. Po shihet që ka një kohë të dyfishimit të rasteve prej 3.2, 3.6., kohë më e shkurtër se çe kishin variantet e tjera. Të paktën e ka mundësinë për tu bërë dominant. Britania e Madhe që është popullatë më e ngjashme me ne dhe popullatë europiane. Ka një tendenc për ta pasur dominant në ditët dhe javët që vijnë. Edhe ne e kemi shumë të qartë që gjithmonë vala kështu ka ardhur. Nuk ka ndonjë çudi, a do të ndodhi në janar, a do të ndodhi në shkurt. Megjithatë provat konkrete do duhet t’i presim akoma. Pra, kjo ka të bëjë me qënit pozitiv, pra po i lë vendin Deltës dhe jo detyrimisht ky është një lajm i keq. Ky është edhe një lajm i mirë. Pra, mund të ishte ai virusi që ne prisnim, që do të thotë spostoj deltën dhe të ketë vetë një klinikë pak më të butë”, u shpreh Alimehmeti.