Olaf Scholz është zgjedhur me 395 vota kancelari i ri i Republikës së Gjermanisë nga Bundestagu me votat e SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së.

Scholz është kancelari i nëntë dhe pasuesi i Kancelares Angela Merkel e cila qëndroi 16 vite në pushtet.

Kancelari i ri nga Partia Socialdemokrate, SPD u zgjodh në Bundestag nga shumica e deputetëve. Kryetarja e Bundestagut, Bärbel Bas (SPD), bëri të ditur se Scholz ka fituar 395 vota, ndërsa 303 deputetë ishin kundër, ndërkohë gjatë votimit të tij kishte dhe gjashtë vota abstenim dhe tre të pavlefshme.

Për 63 vjeçarin kanë votuar partitë SPD, të Gjelbrit dhe FDP, të cilët së bashku kanë 416 vota. Scholz është kancelari i katërt i SPD-së pas Willy Brandt, Helmut Schmidt dhe Gerhard Schröderit. CDU deri tani ka pasur katër kancelarë Konrad Adenauer, Ludëig Erhard, Kurt Georg Kiesinger dhe Helmut Kohl. Ndërsa sot mori fund epoka e kancelares Angela Merkel e cila në këtë post ishte 16 vite me radhë.