Omicron është raportuar në 89 vende dhe numri i rasteve dyfishohet deri në tri ditë në zonat e transmetuara nga komuniteti, sipas OBSH.

Varianti i ri i Covid po përhapet me shpejtësi në vendet me nivele të larta të imunitetit të popullsisë, por është e paqartë nëse kjo është për shkak të aftësisë së virusit për të shmangur imunitetin, transmetueshmërisë së tij të shtuar, apo një kombinimi të të dyjave””, tha OBSH sipas “Guardian”.

“Duhen më shumë të dhëna për të kuptuar profilin e ashpërsisë së Omicron edhe nëse vaksinat aktuale janë efektive”, shton ajo.

“Ka ende të dhëna të kufizuara për ashpërsinë klinike të Omicron”, shtoi OBSH në përditësimin më të fundit mbi variantin.