Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka informacion për momentin për ndonjë vdekje në lidhje me variantin e ri Omicron të Covid-19, deklaroi sot një zëdhënës i agjencisë së OKB-së në Gjenevë.

“Unë nuk kam parë ende ndonjë informacion që tregon vdekje të lidhura me Omicron”, tha Christian Lindmeier gjatë konferencës së zakonshme të shtypit të OBSH-së.

Lindmeier vuri në dukje se më shumë informacione pritet të vijnë, ndërsa vendet po kryejnë verifikime të mëtejshme.

Sipas gjetjeve, Omicron është jashtëzakonisht ngjitës, por shkakton vetëm një sëmundje relativisht të lehtë te personat e vaksinuar.