Kryeministri Edi Rama ka hedhur dyshime se nxjerrja e të dhënave të pagave të mbi 637 mijë qytetarëve mund të jetë sulm politik. Sipas Ramës kjo mund të jetë një mënyrë nga ‘bravaxhinjt dhe çelsaxhinjt’ për të hequr vëmendjen nga situata që është krijuar në PD

“Politik, jo politik, kjo nuk ka asnjë vlerë sepse qytetarët që janë të sëkëlldisur nga kjo duhet të dinë si mund t ketë ndodhur dhe pe nuk duhet të jenë të shqetësuar për sigurinë e të dhënave të tyre. Përdorimi politik i kësaj ngjarje është në sytë e të gjithëve. Tua bësh këtë njerëzve për të nxjerrë bravën nga çelësi apo për të futur çelësin në bravë dhe hedh gurin tënd që të mos merret njeri me bravën e çelësin, është një mundësi për t’i treguar njerëzve se deri ku mund të shkojnë bravaxhinjt e çelsaxhinjt”, tha Rama.