Sot gjatë puntatës së ‘Për’puthen’ u zhvillua takimi midis Ritvanës dhe Erion, takim i cili shkaktoi shumë polemika që kur Ritvana bëri zgjidhjen, pasi Mikela u prek nga kjo situatë.

Gjatë takimit Ritvana u aftua shumë me Erionin.

Erion: A do ma japësh ndonjë përqafim, ndonjë puthje, ndonjë sen a?

Ritvana: Ku e do puthjen?

Erion: Ku ta nish

Ritvana: Do të prishi punë po e dhashë ku e ni unë

Erion: Pse ku e nin ti?

Ritvana: Këtu (i prek buzët).

Mikela dhe Ritvana gjithashtu kanë debatuar ashpër në puntatën e sotme për Erionin. Miqësia mes tyre është prishur vetëm prej faktit se pëlqejnë të njëjtin djalë në emisionin Për’puthen.

Mikela: Kur i kam shkuar Erionit në prehër, ka ardhur Ritvana gati të ka puthur në buzë dhe mua më quan të pafytyrë.

Ritvana: O Mikela dëgjo se na shurdhove.

Mikela: Shurdhohu se nuk më intereson fare. Nuk kam pasur asgjë me Ritvanën.

Ritvana: Ta ka fajin Erioni. Boll justifikove veten. Mos u merr me budalliqe të panevojshme.

Mikela: Ke dashur ta puthësh Erionin.

Ritvana: Para takimeve të tua. Prisja nga ty të ishe ndryshe, por të pëlqeu shumë afrimiteti.

Mesa duket në ‘Për’puthen’ ku vajzat kanë rol kryesor, shpesh ndodh ‘skenar’ i përsëritur, ku vajzat zihen për një djalë dhe jo anasjelltas.