Pas miratimit të rezolutës, Këshilli kombëtar i Partisë Demokratike ka nisur një votim të fshehtë për të shkarkuar emrat që u propozuan një ditë më parë nga kryesia e Partisë Demokratike.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është shprehur se sot nuk do të merret vendim për përjashtimin e anëtarëve të propozuar për përjashtim, por thjesht do të shkarkohen nga funksionet e tyre.

Bardhi thotë se disa anëtarë të kryesisë nuk kanë respektuar vendimin e kryesisë së Partisë për thirrjen në datën 18 të Kuvendit Kombëtar.

Gazment Bardhi: Sot nuk merret asnjë vendim për përjashtim, por për shkarkim nga funksionet. Disa anëtarë të kryesisë nuk kanë respektuar vendimin e kryesisë së Partisë për thirrjen në datën 18 të Kuvendit Kombëtar. Përkundrazi! Janë angazhuar për ngritjen e strukturave paralele për te zëvendësuar insotufiket e ligjshme statutore të PD. Per ta nuk ka më kyetar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka nënkryetarë, nuk ka kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, përveç kësaj trupe që sillet si celulë ilegale që lëvron t’i mbivendoset institucioneve legjitime të partisë. Për këtë arsye, ata mund të bëjnë çfarë të duan jashtë institucioneve të partisë, por nuk mund të veprojnë si anëtarë të kryesisë qendrore të PD. Ky është propozimi ndaj Këshillit Kombetar. Nuk po marrim masë disiplinore ndaj askujt, edhe ose interesi elektoral i PD me veprime të tilla, na jepte të drejtën e masave disiplinore sipas nenit 27. Për të kos i fryrë përçarjes, per të mos përjashtuar askënd, propozojmë shkarkimin nga funksionet.

Është një pyetje në fletën e votimit, ku thuhet: “A jeni dakord me propozimin e kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka

Anëtarëve të kryesisë:
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Gent Strazimiri
Albana Vokshi
Oerd Bylybashi

Si dhe sekretarëve:
Ervin Minarolli
Ivi Kaso
Belind Kelliçi
Ledina Mandia”.

Një ditë pasi Sali Berisha mblodhi Kuvendin, Këshilli Kombëtar e konsideron lëvizjen e Berishës si anti-statutore dhe që ishte një përpjekje për të deligjitimuar institucionet e Partisë Demokratike deri në zhbërjen e saj si forca më properëndimore në vend.

Në këtë rezolutë, cilësohet si nul Kuvendi i 11 dhjetorit dhe të gjitha vendimet e ndërmarra prej tij, ndërsa rezoluta afirmon se Kuvendi Kombëtar i datës 18 dhjetor është Kuvendi i vetëm i ligjshëm e gjithëpërfshirës i demokratëve.

Po ashtu theksohet se tubimi falsifikoi dhe përdori simbolet dhe logot e Partisë Demokratike në thyerje flagrante të normave statutore dhe ligjore.