Dashi-Ndikim shumë i mirë për çështje dokumentacioni . Një mundësi shumë e mirë në zgjidhje të një konflikti të vjetër, sidomos dita e mërkurë dhe e enjte. Në anën shpirtërore, ju që keni pasur një problem duket se rregulloheni këtë periudhë. Në çështjen ekonomike dhe financiare, periudhë shumë e mirë për të stabilizuar gjendjen.

Demi- Një mundësi për të stabilizur cështjet ekonomike, jeni të fokusuuar në cështjet e karrierës. Në lidhje me cështjet ekonomiko-financiare është një moment shumë i mirë në cështjet e mëdha, psh. cështjet e kredisë. Në lidhje me udhëtimet, kujdes kontrolloni dokumentet!

Binjakët- Nëse keni një cështje gjyqësore do shtyhet kjo cështje gjyqësore por jo problematike sepse keni të bëni me disa persona të tretë që ata do të vendosin në këtë drejtim , është një moment shumë i mirë për ta stabilizuar atë. Mos bëni asnjë hap pas por vetëm përpara.

Gaforrja- Keni momentin ideal për ju që merreni me punë private dhe doni që të riinvestoni në punë private është një moment kyc sepse hëna e plotë ju ndihmon të stabilizoni cështjet e karrierës,punën tuaj aktuale dhe dicka e re ndodh. Do keni një suprizë shumë të madhe këtë javë. Ndërsa për problemet në punë është mirë që ti zgjidhni këtë javë.

Luanët- Tani keni filluar të merrni frymë lirisht, shëndetin e keni lënë pas dore, tani është moment shumë I mirë për të zgjidhur gjërat dhe për tu qetësuar. Mundësi të mëdha që kanë të bëjnë me anën ekonomiko-financiare, një cështje kredie banke është mirë që ta zgjidhni sot.

Virgjëresha- Keni shumë plane në mendjen tuaj, keni shumë gjëra për të realizuar Në lidhje me cështjet që kanë të bëjnë me anën ekonomike përsa I përket kësaj jave jeni në zonën ‘As ka as mbarohen’ do të dalë në sipërfaqe edhe një pasuri e paluajtshme.

Peshorja- Nga ana shpritërore një bashkim familjarë ka mbetur në mes, keni pasur një problem me binjak. Në lidhje me anën financiare është një moment perfekt për ju dhe disa para do t’i merrni sepse keni edhe një suprizë.

Akrepi- është momenti ideal për të zgjidhur disa ngërce të së shkuarës, ëstë java më e mirë e cështjeve madhore. Në lidhje me cështjet shpirtërore, cështjet që kanë të bëjnë me luanë dhe me dash është një moment shumë I mirë.

Shigjetari- Kujdes me punën aktuale. Në anën shpirtërore do të keni një njohje të re, sidomos me binjakë. Momente ideale për karrierën.

Bricjapi- Në këtë periudhë jeni në pritje të marrjes së një dhurate ose disa para, është koha që ju premton shumë dhe është idealja për këtë javë. Në cështjet shpritërore është një moment mjaft I mirë, sepse koha ka premtime dhe I mban. Momentet janë shumë të mira për ju.

Ujori- Periudhë e madhe ndryshimesh, ju që jeni në punë shtetërore do të keni ndryshim në punë.Disa para nga një cështje gjyqësore I merrni. Mundohuni të shkruani cfarë doni të bëni pa u mbyllur viti. Keni mundësi që ti stabilizoni gjërat aty ku dëshironi.

Peshqit- Mundësitë janë të mëdha, do të fokusoheni më tepër tek ana shpirtërore, familjare sepse këtu e keni lënë pas dore. Në lidhje me ekonominë, punën, ndryshoni oraret dhe është koha që të stabilizoni gjërat.