Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare komentatori Valdimir Grillo. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur i sportit Defri Methasani në një postim në rrjetet sociale.

‘Shuhet ikona e ekranit per sportin Vladimir Grillo, gazetari dhe komentatori me të cilin ndava 25 vite të jetës sime. Humba një mik të shtrenjtë, ashtu si familja Grillo njeriun më të dashur të saj. Vërtet dhimbje e madhe. Rtsh humbi simbolin sportiv dhe të mikrofonit. Sëmundja e rëndë e rrëzoi mjeshtrin e fjalës dhe komentit në moshën 74 vjeçare. U prehtë në paqe. Mungesa e tij do të na shoqëroj gjithë jetën’-shkruan gazetari Defrim Methasani.