Një i ftuar shumë special ishte sot në “Ndryshe”, në Top Albania Radio. Bëhet fjalë pikërisht për politikanin, Nard Ndoka i cili ju përgjigj pa asnjë ngurrim disa pyetjeve shumë pikante nga prezantuesit, Salsano dhe Adi.

Ai foli për gjithçka rreth politikës, nisur nga mendimi i tij për situatën Berisha-Basha që po kryeson vëmendjen e mediave dhe duke vazhduar me Edi Ramën.

Çfarë mendimi ka z. Ndoka lidhur me Bashën dhe gjithë situatën e krijuar në PD, teksa ka folur me superlativa për ish- kryeministrin, Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta?

“Luli mbeti një kastravec në hije. Për 8 vite kishte alternativa të tjera brenda PD-së. Basha u bë lider në mënyrë artificiale. Vetëm një herë t’i bërtasë Berisha (Gazmend Bardhit dhe Lulzim Bashës) ata ikin vetë, janë pesha të lehta si politikanë dhe si njerëz. Basha i vetmi hajdut në Europë që u bë i pasur në opozitë.

Shqipëria ka shumë pak lider, ndër të paktët është Berisha. Rikthimi i tij është një domosdoshmëri. Ai është kryeministri më i përgjegjshëm. Berishën e zgjuan nga gjumi, zgjuan bishën dhe kur bisha zgjohet të merr përpara. Vetëm me z.Berisha do të kthehesha të bashkëpunoja në PD.

Ilir Meta është një politikan i jashtëzakonshëm, i pathyeshëm. Për moshën që ka, i ka provuar të gjitha. Do të rikthehet në politikë dhe do të jetë politikani i surprizave”, u shpreh Ndoka.

Duke ditur se janë në anë të kundërta, çfarë mendimi ka z. Ndoka lidhur me kryeministrin e vendit, Edi Rama?

“Rama tall tr*pin, ky është stili i tij. Rama është një drejtues se lider është fjalë e madhe. Sjellja e afganëve në vendin tonë është servilizëm. Jemi vend i varfër, mezi po mbajmë veten të mbajmë të tjerët”, u shpreh ai.