Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Ministren Italiane për Politikat Rinore, Znj. Dadone. Muzhaqi u shpreh se gjatë këtij takimi produktiv u diskutua se mbi mënyrën më të mirë se si ne mund të zhvillojmë politika bashkëpunimi për t’i sjellë së bashku të rinjtë.

Muzhaqi: Është një kënaqësi shumë e veçantë që unë mirëpres sot Ministren Italiane për Politikat Rinore, Znj. Dadone. Sapo patëm një takim shumë të këndshëm, shumë produktiv, ku diskutuam politika të ndryshme që shteti italian po zbaton për të rinjtë, por mbi të gjitha edhe mbi mënyrën më të mirë se si ne mund të zhvillojmë politika bashkëpunimi për t’i sjellë së bashku të rinjtë tanë. Patjetër që midis dy shteteve miq siç janë Italia dhe Shqipëria, edhe të rinjtë sigurisht që duhet të kenë mundësi për t’i zhvilluar më tej këto bashkëpunime. Ky është një momenti më i përshtatshëm për ta diskutuar këtë, duke qenë se jemi në prag të hapjes së vitit Europian të Rinisë, ku kryeqyteti jonë do të mbajë këtë titull dhe do jetë momenti i duhur për të përfshirë edhe të rinjtë italianë, që ata të eksplorojnë kulturën shqiptare e mbi të gjitha të shohin se çfarë ka përtej detit e të kenë mundësi të vijnë këtu e ta shijojnë të gjithë eksperiencën e të qenurit në Shqipëri.

Ky është edhe momenti që me Ministren mund të diskutojmë edhe mundësitë më të mira që shtetet tona të bashkëpunojnë si për të përcjellë eksperiencat më të mira, si edhe për të çuar më tej përfshirjen në Bashkimin Europian. Patjetër që Italia ka qënë një vend mik, i cili na ka mbështetur gjatë gjithë kohës për integrim, por duke ndërlidhur të rinjtë tanë, politikat rinore, duke marrë kështu eksperiencat më të mira, duke shkëmbyer çdo mundësi për të rinjtë tanë, përbën momentin më të mirë për të filluar bashkëpunimin tonë. Patjetër që me Ministren kuptuam se përballemi me të njëjtat sfida, por edhe me të njëjtat mundësi për të rinjtë tanë.

Ky është një moment i mirë për zhvilluar më tej bashkëpunimin. Të dyja jemi të reja në këtë pozicion e kjo na ofron mundësinë më të mirë për të krijuar ura të reja jo vetëm për qeveritë tona por edhe për të rinjtë që ne përfaqësojmë në këto poste. Duke dashur t’i uroj Ministres shumë suksese në detyrën e saj, shpresoj që ky të jetë thjesht takimi jonë i parë, dhe në të ardhmen të takohemi shpesh si për të inaguruar nisma të reja por edhe për të vijuar më tej bashkëpunimin midis vendeve tona fqinje.
Shumë faleminderit Ministre Dadone për prezencën tuaj në Shqipëri, dhe shpresoj që të na bashkoheni për të promovuar titullin “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë” por edhe në Ministerialin që do të kemi gjatë ditës së Rinisë me 8 dhjetor ku do të mbledhim gjithë Ballkanin Perëndimor dhe prezenca e Italisë do të përbëjë një vlerë të shtuar në këtë Ministerial.

Ndërkohë Danoneu u shpreh se Italia dhe Shqipëria kanë përballë një sfidë shumë të madhe por edhe një mundësi të madhe për atë cfarë duhet të punojmë së bashku të dyja palët që të rinjtë të bëhen përparësia e agjendës politike të qeverive

Ministrja Dadone: Unë kam dëshirë të falenderoj Ministren për këtë takim të rëndësishëm Për 2 vendet tona kemi përballë një sfidë shumë të madhe por edhe një mundësi të madhe për atë cfarë duhet të punojmë së bashku të dyja palët që të rinjtë të bëhen përparësia e agjendës politike të qeverive tona. Ne mund të b[jmë shumnë në kuptimin e shkëmbimeve dhe kjo ishte dhe biseda që ne bëmë së bashku, jo vetëm për shkëmbime midis të rinjve të vendeve tona por edhe të praktikave më të mira përsa i përket agjencive tona ndërkombëtare të të rinjve, sidomos për këtë diskutim të rëndësishëm mbi konferencën dhe mbi të ardhmen e Europës, në të cilën edhe të rinjtë e Ballkanit janë thirrur të thonë mendimin e tyre edhe në vendin tonë, me një konsultë që u drejtohet jo vetëm të rinjve italianë por edhe të rinjve të Ballkanit Perëndimor për t’i përfshirë ata në një diskutim i cili do hapi një pikë reflektimi mbi perspektivat e Europës jo vetëm për projekte por edhe përfshirje të një vendi si Shqipëria me të cilin ne kemi marrëdhënie mike e të veçanta. Unë ju falenderoj për ftesën në Ministerialin e datës 8 dhjetor dhe patjetër që do jem me ju. Kënaqësi të kremtojmë një ditë aq të rëndësishme për rininë por edhe për vendin tuaj