Nga Vasel Gilaj/ Jo pak miq të mitë kur e mësuan organizimin, e ‘Foltores’ së Sali Berishës në Amerikë falë teknologjisë, më thirren dhe më thanë që të merrja pjesë. Vërtet që ishte tunduese edhe duhet të shkoja pasi as larg nuk e kishim por kur mendova se sa afër PD-se ishim, edhe si gazetar i RD për disa vite, edhe si anëtar i kryesisë së PD në Malësinë e Madhe e tjerë, dhe se sa larg dola, i larguar nga Shqipëria në vitin 2011, nuk pranova, qe të merrja pjesë në këtë skenar dhe mjerim.

Po pse e quaj mjerim? E quaj mjerim sepse aty kanë marrë pjesë shumica vetëm tifozë të Sali Berishës. Kokolari mburrej me 700 vetë nga e gjithë Amerika, ndërkohë që kaq shqiptarë mund t’i kishte mbledhur vetëm në ndonjë lagje të Bronxit. E quaj mjerim sepse atyre që do merrnin pjesë, u është ofruar nga organizatoret edhe pije falas për t’i nxitur, e quaj mjerim sepse tifozët e Saliut kishin ardhur për të parë një ndeshje që nuk luhej.

Ishte mjerim edhe për mos pjesëmarrjen e shumë e shumë figurave të ikur nga regjimi i Sali Berishës, ishte mjerim sepse ai i quante shqiptaro–amerikane, por shumica janë edhe pa dokumente, thjesht tifozllëk e pak kallaballëk, për të ber zhurmën qe do fallxhorja Garo – Goro e tjerë.

Sali Berisha dhe Kokolari kane thënë se kemi kongresmen republikanë që na mbroje, po ku ishin, ku ishin personalitet e PD të larguar nga keqtrajtimi që u ka bërë vete Sali Berisha. Nuk ishin. Nuk dua ti fyej ata që ishin, por ata realisht nuk e njohin dhe nuk e dine se çfarë është Saliu.

Thjesht janë tifozë të cilët sapo nuk do të kesh rezultate nuk të vine me në stadium. Ku i kishte shoqatat dhe organizatat me të mëdha shqiptare.

Vetëm Nju Jorku, e qe eshte ngjitur me vendin ku është organizuar fallxhorja, ka 54 të tilla. Vërtet që edhe tifozët duhen versuar se mbushin stadiumet, por kur e shohin formacionin me të cilin do të luajnë e qe janë koha e tashme e shkuar, vetëm rezultate nuk do të kenë.

Edhe nga pamja dhe imazhi u pa qartë, se gjithcka teknikisht ishte me cilsore nga Tirane se nga Amerika, edhe se Cim Peka kishte zbarkuar si hero nga aeroporti.

Dhe ku filmimi behej me një kameraman qe nuk dinte të rregullonte as ngjyrat, një tjetër mjerim sepse rëndomtë në shqiptarët duhet të dukemi, siç po bën edhe Foltorja apo nga njëra ndeshje në tjeten. Është bere Sali Berisha si Ahmet Shqarri!