Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë të ditur planin e veprimit për vitet 2022-2024 që parashikon që të parandalojë posedimin e armëve pa leje në duart e civilëve, synon parandalimin dhe kontrollin e trafikut të armëve të lehta dhe të vogla.

“Sot miratuam planin e veprimit për vitet 2022-2024. Siguria mbetet një prioritet absolut i qeverisë dhe kryerja e krimeve me armë zjarri është një shqetësim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë botën. Prandaj ky plan veprimi parashikon që të parandalojë posedimin e armëve pa leje në duart e civilëve, synon parandalimin dhe kontrollin e trafikut të armëve të lehta dhe të vogla dhe synon disiplinimin më të fortë të përdorimit të armëve të gjahut dhe atyre luftarake, si dhe disiplinimin e agjencive private të sigurisë. Janë parashikuar masa konkrete që kanë të bëjnë edhe me fenomene të reja të trafikimit dhe prodhimit të armëve”, tha Çuçi.