“Schick, trashëgimtari i Ibrës te Milani. Megjithatë, ai tani vlen 50 milionë…” – shkruan “Tuttosport”. Klubi kuqezi është në kërkim të një sulmuesi për të ardhmen. Paolo Maldini do të nënshkruajë me një mbrojtës në janar, ndërsa në verë sigurisht që do të duhet një qendërsulmues për të kompletuar dhe pasuruar skuadrën, edhe për shkak se Ibra dhe Giroud do të jenë një vit më të vjetër.

Objektivi është Patrik Schick, ish-sulmuesi i Romës, tani te Bayer Leverkusen. Nëse nuk përmbushet ky objektiv, emrat e tjerë në listë janë Alvarez, Darwin Nunez, Belotti. Qendërsulmuesi çek u kërkua nga kuqezinjtë edhe gjatë verës. Tani vlerësimi i tij, duke pasur parasysh 16 golat në 13 ndeshje, është rritur (45-50 milionë euro).