Të paktën 4,500 fluturime janë anuluar dhe 10,000 të tjera kanë pasur vonesa të konsiderueshme në mbarë botën në orët e fundit për shkak të pandemisë, duke shkaktuar bezdi për mijëra pasagjerë.

Sipas faqes FlightaWare, të cituar nga agjencia Reuters, më shumë se një e katërta e këtyre anulimeve kanë të bëjnë me SHBA.

Shkak është bërë përhapja e variantit të ri të COVID, Omicron dhe sepse disa kompanive u është dashur të përballen me izolimin e personelit.

Edhe pse Omicron thuhet se nuk është shumë i rrezikshëm ai ka sjellë bllokime sepse shpejtësia e tij për t’u përhapur është e madhe.