Kuvendi Kombëtar i PD-së ka miratuar sot vendimin anti-Berisha, për përjashtimin nga të gjitha funksionet drejtuese në parti për personat e shpallur ‘non grata’ nga SHBA.

“Me propozim të Kryesisë, në mbledhjen e djeshme, pas një debati të gjerë brenda kryesisë. i propozohet Kuvendit Kombëtar që në funksion të të ardhmes të PD e Shqipërisë, vendos shpallja ‘non ngrata’ nga SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD”, tha kryetari i Komisionit për drejtimin e punimeve të Kuvendit të PD, Jemin Gjana.

Ky propozim i Kryesisë u miratua sot në mënyrë unanime nga delegatët e PD.

Po ashtu u miratua edhe vendimi për të ratifikuar rezolutën e Këshillit Kombëtar të PD të 12 dhjetorit 2021, qe ka të bëjë me përjashtimin e nënkryetarëve.