Mbi 78 për qind e të rriturve në Bashkimin Europian janë vaksinuar kundër koronavirusit vitin e kaluar Lajmi është konfirmuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Pikërisht një vit më parë, vaksinimi kundër Covid-19 filloi në Europë. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë. Më shumë se 78% e të rriturve në BE janë vaksinuar tashmë”, tha shefja e KE-së në një video-mesazh.

Ajo theksoi se vaksinimi, duke përfshirë edhe dozën përforcuese të vaksinës, mbetet mënyra më e mirë për të trajtuar pandeminë e koronavirusit. Në mesazhin e saj, Von der Leyen nuk harroi të falendërojë edhe bluzat e bardha, të cilët sipas saj luftan në vijën e parë të frontit, duke u kujdesur për miliona qytetarë në këto kohë kaq të vështira.