Marash Kumbulla ende nuk e di se ku do të luajë në pjesën e dytë të këtij sezoni. Trajneri Jose Mourinho nuk është se e ka shumë në konsideratë te Roma.

Gjithsesi portugezi si fillim pret një tjetër mbrojtës, para se të vendosë për largimin e lojtarit të kombëtares shqiptare.

Për Kumbullën ka interes nga Fiorentina, por duhet parë sa kërkon Roma për mbrojtësin e blerë nga Hellas Verona për 30 milion euro.

Vlera e të riu ka rënë, por në kampin verdhekuq nuk duan të dalin me shumë humbje.