Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zgjodhi të urojë sot Krishlindjen me një urim sa të veçantë edhe të bukur.

Manastirliu ndau një video me pamje nga luindja e bebeve në dy maternitetet e Tiranës, “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Glozheni”.

“Me mrekullinë e lindjes së jetës në dy maternitetet e Tiranës, ju uroj nga zemra Gëzuar Krishtlindjen”, shprehet Manastirliu.

Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë për bonusin e bebes, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë.