Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në këtë prag festash është më pranë shtresave në nevojë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një video i ka bërë ftesë të gjithëve që nesër dhe më 28 dhjetor, të festojmë së bashku me ata që kanë më shumë nevojë.

“Në këtë periudhë të veçantë të vitit, jemi më pranë fëmijëve pa kujdes prindëror, vajzave e grave viktima të dhunës, të moshuarve të vetmuar. Eja edhe ti nesër, me 28 dhjetor, në 28 institucionet tona të kujdesit social në të gjithë vendin, të festojmë së bashku me ata që kanë më shumë nevojë”, shprehet ministrja.