Te PSG, nuk është më mister, kërkohet medoemos fitimi i Champions League për të hyrë me të drejtë në librat e historisë së futbollit. Leonardo, drejtori sportiv i klubit francez, e di mirë këtë, ndaj shpjegon se nuk ka shumë kohë për të arritur atë hap vendimtar:

“Kur shikon skuadrën e PSG thua se të bën të ëndërrosh. Ne përfaqësojmë diçka unike në botë. Njerëzit flasin shumë, por për dhjetë vite askush nuk e ka atë që kemi ne. Pjesa e fundit sigurisht që mungon dhe mendoj se do të ndodhë…

Ne duhet ta kapërcejmë idenë e mosfitimit kurrë të Champions League, duhet të punojmë fort në planin mendor. Nuk shoh asnjë kufi. Është e vërtetë që nuk kemi palmaresin e disa skuadrave, por kemi strukturën, cilësinë dhe organizimin e duhur”.