Lagjja “Rilindja” në Fushë-Krujë, një kombinim i banesave individuale me ato kolektive, tashmë ka përfunduar.

E konsideruar si modeli i ri i zhvillimit urban të qyteteve që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, kjo lagje pret tashmë që banorët të futen në shtëpitë e tyre për Vitin e Ri.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga shtëpitë e përfunduara në lagjen “Rilindja” në Fushë-Krujë.

Në kuadër të programit të rindërtimit në Fushë-Krujë po ndërtohen 15 pallate, 100 apartamente, si dhe u ndërtuan 167 shtëpi individuale.

Lagjja e re përfshin çerdhe, kopsht, qendër shëndetësore, shërbime administrative dhe një treg të madh për zonën.