Ndonëse mblodhi Kuvendin e partisë për të votuar ndryshime të rëndësishme në Parti, ish kryeministri Berisha nuk ka votuar asnjë prej tyre.

Ajo c’ka ra në sy gjatë votimit është se ish-kryeministri nuk ka ngritur dorën në shenjë aprovimi për asnjë nga propozimet e kaluara për votim në kuvend, i cili po mban punimet në stadiumin ‘Air Albania’.

Kujtojmë se në Kuvend, u kaluan për miratim statuti i ri i partisë, shkarkimi i 4 nënkryetarëve si edhe u kalua për votim të fshehtë shkarkimi i kreut të PD, Lulzim Basha.