Mbretëresha Elizabeta II ka dhënë mesazhin e saj më emocionues dhe intim këtë Krishtlindje duke kujtuar bashkëshortin e saj të ndjerë. Videomesazhi i Mbretëreshës nisi me një homazh për Princin Philip, ku i bëri nderimet e saj më të ndjera dhe emocionuese në publik për bashkëshortin që jetuan së bashku për 73 vite.

Edhe pse gjithmonë e kujdesshme për të mbajtur familjen dhe jetën e saj private, këtë vit, Mbretëresha Elizabeta ka publikuar disa fotografi të saj me bashkëshortin për publikun. Megjithëse është një kohë e madhe lumturie dhe gëzimi për shumë njerëz, Krishtlindjet mund të jenë të vështira për ata që kanë humbur të dashurit. Këtë vit, veçanërisht, e kuptoj pse”, tha Mbretëresha.

Teksa uroi paqe dhe dashuri, Mbretëresha foli edhe për sfidën e vështirë të pandemisë që po kalon e gjithë bota dhe se forcën duhet ta gjejmë tek njerëzit e dashur dhe buzëqeshja e tyre.

“Prania e COVID do të thotë që ne nuk mund të festojmë ende ashtu siç mund të kemi dëshiruar, por ne mund të shijojmë ende traditat e shumta të lumtura. Ju uroj të gjithëve një Krishtlindje të lumtur’, tha ajo.