Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në dhurimin e 522 banesave në qytetin e Laçit tha se investimet në këtë qytet janë pjesë e programit për rindërtimit, ku kanë përfituar 49 mijë familje shqiptare. Rama tha se mezi po e priste këtë moment, pasi shumë njerëz ishin skeptikë në lidhje me rindërtimin e banesave.

‘Nga rrënojat dhe dëshpërimi prej pabesisë së tërmetit, sot ka shpresë për një jetë të re. Me atë partinë tjetër bëni kujdes mos u ndërrojmë bravën. Kam dy vite që mezi e pres këtë moment. Rindërtimi nuk është bërë për socialistët por për të gjitha familjet shqiptare të prekura nga tërmeti. Nga dheu do t’i nxjerr lekët dhe ju do të hyni në shtëpi më të mira se ato që keni këtu. Shtëpitë pavarësisht se nga kush janë financuar, në këtë rast janë i qeverisë turke, i atij mikut tim! U gjend krah nesh si të kishte lindur këtu, duke vënë në dispozicion gjithë miqësinë. Janë 49 mijë familje shqiptare që kanë përfituar nga programi i Rindërtimit, ky program është financuar me gjithë forcën e shpirtit masivisht nga qeveria shqiptare. Familjet nuk ngarkohen nga asnjë kredi. kjo ishte sfida jonë, Atyre që bëjnë komente jo po i keni bërë me borxhe, ju them po! Patjetër për të mbështetur njerëzit e vet në nevojë këtë duhet të bëje një qeveri për njerëzit e vet. Si jepni si nuk i jepni votat për mua jeni shqiptar. Për mua ka rëndësi që shkoni në shtëpi e do të më kujtoni. Edhe do të më shani, por për mua nuk ka problem.’- tha Rama.