Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 8 raste të reja me koronavirus nga 1,895 testime të kryera.

Fatmirësisht, asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në të gjithë vendin janë 314 raste aktive me COVID.

Sakaq, në 24 orët e fundit janë dhënë 1,760 vaksina kundër koronavirusit.

Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1,650,004 doza vaksine ndërsa 775,162 qytetarë kanë marrë të dyja dozat.