Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 12 raste të reja me koronavirus nga 2,430 testime të kryera. Fatkeqësisht 1 qytetar nuk e ka fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Sakaq, në të gjithë vendin janë 349 raste aktive me COVID.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 4 qytetarë ndërsa numri i përgjithshëm i tyre që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 158,000. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 768 doza vaksine.

Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1,664,711 doza vaksine ndërsa 780,228 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.
Kosova vijon të ketë shifra të qendrueshme sa i përket infektimeve dhe viktimave krahasuar me vendet e tjera të rajonit.