Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po punon për riparimin e të gjitha avarive në rrjetin elektrik për shkak të reshjeve që përfshinë vendin tonë këtë javë.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se ekipet e specialistëve po vijojnë punën në terren në qarkun e Korçës për riparimin e avarisë në linjën TM në fiderin Potgozhan, degëzimi ajror Hondisht-Llëngë-Shën Marenë.
“Punonjësit e OSSH po punojnë në terren të vështirë për rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët e prekur nga avaria”, bëri të ditur OSHEE.