Një ndër konkurrentet e reja të “Përputhen” është Fjori nga Lushnja, e cila në puntatën e sotme tregoi historinë e saj sentimentale.

Ajo kishte 3 muaj që ishte ndarë nga i dashuri, për të cilin foli me lot në sy. “Kur bëhet fjala për emocione, romanticitet, lidhje e çifte jam shumë e ndjeshme. Kam kaluar edhe unë historitë e mia. Më kujtohet një histori dashurie. Ka qenë historia e parë dhe e fundit, momentalisht. Jam pak e lënduar, nuk dua të flas për këtë pjesë, për shkak se nuk dua ta bëj shumë publike. Jam shumë besnike, shumë ekstremisht. Nderin dhe besnikërinë e kërkoj pafund, në momentin që unë e jap. Humbëm të dy, ai më shumë sepse gaboi. Ashtu siç e jap ashtu e kërkoj dashurinë. Kam 3 muaj që jam ndarë, një ekonomiste në Lushnjë më ndihmoi ta kaloja atë stresin. U përfshiva shumë dhe kam pasur shumë stres”, u shpreh Fjori.

Moderatorja Bora Zemani e pyeti nëse ai e kishte tradhtuar, por ajo e mohoi.
“Jo nuk ishte tradhti, por nuk ishte ashtu siç doja që ai të ishte me mua, i drejtpërdrejtë. Dashurinë nuk e vë në dyshim, e di që më ka dashur, të paktën unë e mendoj, jo se e dua, por e mendoj. Nuk e di nga ana e atij, po e ke parasysh kur personi gabon dhe e vret ndërgjegja dhe jam e sigurt që kur më shikon e ka ndjenjën e fajit e të mallit”, shtoi konkurrentja.