Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz së shpejti do të largohet nga të gjitha postet politike. Lajmi është bërë me dije nga gazeta “Kronen Zeitung”.

‘Kurz është shprehur se lindja e djalit ka qenë vendimtare për këtë largim të tij nga skena e politikës’, shkruan gazeta.

35-vjeçari Kurz, lider i Partisë Popullore konservatore (ÖVP), shërbeu si kancelar nga 2017 deri në 2019 dhe përsëri nga 2020 deri në 2021.

“Ka ende shumë gjëra të mira për të bërë në jetë përveç politikës. Ishte një kapitull emocionues, por është koha për të bërë diçka të re”, mësohet të ketë thënë Kurz, ka treguar një nga njerëzit e besuar të tij.