Klopp do ta dëshironte Benzeman në ‘Anfield’. Më 19 dhjetor Benzema do t’i mbushë 34 vjet. Ai është pjesë e Realit që nga viti 2009. Deri më tani ka bërë 578 paraqitje dhe ka shënuar 296 gola.

Sipas “El Nacional”, Liverpooli është duke e monitoruar sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.

Me 19 dhjetor Benzema do t’i mbushë 34 vjet dhe duke parë moshën që ka, Liverpooli po shikon mundësinë për ta marrë atë në verën e vitit 2022.

Benzema është dëshira e madhe e Jurgen Klopp që mendon se me fizkun që ka dhe punën si profesionist i vërtetë, Benzema ka edhe shumë vite para.

Spekulohet se Reali edhe mund të rrezikojë duke e lënë të largohet pasi në verë, ka gjasa të vijë Kylian Mbappe, që luan edhe në pozitën e sulmuesit qendror.

Sido që të jetë, në Madrid e duan shumë Benzeman, sidomos presidenti, Florentino Perez dhe vështirë se do ta lërë të largohet, ashtu siç nuk e la Luka Modricin përkundër moshës.

Benzema është pjesë e Realit që nga viti 2009. Ai deri më tani ka bërë 578 paraqitje dhe ka shënuar 296 gola.