Intervistat e punës janë thelbësore për një marrëdhënie pune. Mjaftojnë vetëm disa minuta intervistë pune që t’ju gjykojnë apo të përcaktojnë atë që ju jeni.

Por cilat janë disa nga gabimet që nuk duhet të bëni në një intervistë pune me drejtuesin e kompanisë.

1.Gënjeshtrat, fyerjet dhe ekzagjerimet – Ju mund t’i thoni drejtuesit të një kompanie se jeni ende në marrëdhënie pune, edhe pse mund të jetë e kundërta. Ky është gabim i madh. Edhe nëse nuk jeni momentalisht në marrëdhënie pune, duhet të tregoni të vërtetën. Gënjeshtra juaj mund të verifikohet dhe të zbulohet se nuk jeni të sinqertë. Njerëzit duan t’ju njohin për atë që jeni jo për atë që nuk jeni.

2.Vonesa në orar – Asnjëherë mos shkoni vonë në takimet e intervistave të punës. Shefat nuk e pëlqejnë kur ju thuhet “më falni për vonesën”. Të mbërrish me vonesë asnjëherë nuk u pëlqen atyre që presin.

3.Shembuj të arritjeve tuaja – Personi që ju interviston zakonisht kërkon që t’i rendisni eksperiencat e punës që keni pasqyruar në CV. Në këtë pikë duhet të jeni i përgatitur dhe të mos keni emocione. Nuk duhet të bllokoheni dhe mos të arrini të flisni. Duhet të jepni shembuj për sfidat që keni përballuar, veprimet që keni ndërmarrë, rezultatet e arritura dhe mësimet që keni nxjerrë nga eksperienca.

4.Të flasësh pak ose shumë – Zakonisht njerëzit flasin shumë gjatë intervistave të punës ose japin një përgjigje shumë shkurt dhe më pas heshtin. Është e rëndësishme që të bëni prova përpara se të shkoni në një intervistë pune. Duhet të jepni përgjigje të qarta dhe koncize për pyetjet që ju bëhen.

5.Mos jini i dëshpëruar – Nuk duhet të jepni shenja dëshpërimi në intervistën e punës. Shenja të tilla si të uleni në rrëzë të karriges ose të pyesësh intervistuesin se kur do të merrni përgjigje, kjo tregon dëshpërim. Gjuha e trupit është shumë e rëndësishme. Mbani kontaktin sy më sy, mos shikoni poshtë, mbajini krahët të lirë dhe jo të mbledhur, buzëqeshni.

6.Të marrësh për të ngrënë ose për të pirë – Nëse recepsionisti ose intervistuesi ju ofron ujë, është mirë ta pranoni. Por asnjëherë mos merrni kafe apo për të ngrënë. Ka intervista ku i intervistuari argumenton se është në pushimin e drekës dhe duhet të hajë gjatë intervistës. Është e gabuar, nuk duhet ta bëni asnjëherë.

7.Plani B – Kur bëni intervista përmes video-konferencave, është mirë që të përgatiteni paraprakisht nga ana teknike. Që do të thotë, duhet të bëni provat për lidhjen e internetit, të keni një numër telefoni rezervë nëse dështon video-konferenca. Kur përgatiteni për më të keqen, ka shumë gjasa që gjithçka të shkojë mirë.