Lewis Hamilton do të marrë nderohet me titullin “Kalorës” në Kështjellën Windsor këtë të mërkurë, konfirmuan sot zyrtarët mbretërorë. Ceremonia do të zhvillohet vetëm tre ditë pasi piloti i Mercedesit humbi titullin e tetë në “Formula 1” në rrethana të diskutueshme.

Buckingham Palace njoftoi këtë mëngjes se ceremonia do të zhvillohej pas dy ditësh, vetëm disa orë pasi ai u hoq nga lista e ngushtë me gjashtë yje të sportit për Personalitetin Sportiv të Vitit të BBC-së që zhvillohet këtë të dielë.

Hamilton do të bëhet piloti i katërt i “F1” që do të njihet me titullin kalorës, pas Sir Jackie Stewart në vitin 2001, Sir Stirling Moss në 2000 dhe Sir Jack Brabham në 1979.

Hamilton do të shpallet kalorës së bashku me aktorin e Poirot, David Suchet për shërbime në dramë dhe bamirësi, dhe drejtorin e përgjithshëm të muzikës së “Deutsche Oper Berlin”, Donald Runnicles. Pallati nuk pranoi të thoshte për MailOnline sot se kush do të kryejë ceremoninë.

Vitin e kaluar, 36-vjeçari Hamilton barazoi rekordin e Michael Schumacher duke fituar kampionatin e tij të shtatë. Ai ishte shumë afër për të fituar titullin e tetë, por vetëm në xhiron e fundit Max Verstappen ia doli të triumfonte.

Hamilton i lindur në Stevenage, i cili jeton në Monako, është gjithashtu piloti më i suksesshëm i “F1” i të gjitha kohërave për sa i përket fitoreve në gara, pole positions dhe përfundimeve në podium.