Aktorja Adriana Matoshi ka treguar publikisht mbështetjen e saj për Arjola Demirin, pasi një pjesë e banorëve të “Big Brother Vip” dolën kundër saj gjatë spektaklit.

Edhe pse nuk ka shumë që ka dalë nga një operacion i vështirë, Adriana e ka gjetur kohën për të dalë krah aktores së njohur me anë të një postimi në Instastory. Ajo shkruan se Arjola është fituese, ndërsa tallet me banorët e tjerë duke i quajtur “vogëlusha” dhe thotë se atyre u ka dalë boja me kohë.

“Kur t’bohen vogëlushët bashkë për me fol për Arjolën seç më kap një e keshme. Ja u marrsha dhimbjen e shpirtit kur e ndjeni fituesen. Knaquni dhe pak zemrat e vogla e tani ju ftojmë me festu për Arjolën. Arjola osht fituesja e shumë zemrave të sinqerta dhe e njerëzve të drejtë. Juve ju doli boja me sabah”, shkruan Adriana.

Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit ka pasur debate të forta mes Arjolës dhe disa prej banorëve. Ajo ka thënë se ata i kanë dalë kundër vetëm prej Ilirit

“Kam qenë e shqetësuar që këtu e pesë javë, i kam akumuluar, nuk kam paragjykuar lojën e askund këtu brenda, nuk kam ofenduar askënd këtu brenda pa më ofenduar, ju kem ndenjur afër, i kam respektuar. E më janë kthyer kundra shkak-pasoja zinxhir, vetëm prej marrëdhënies me Ilirin , vetëm për këtë më janë kthyer kundra”, tha Arjola.