Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvfend ka komentuar protestën që po zhvillohet në këto momente në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Balla u shpreh se ajo protestë nuk ka asgjë të përbashkët me politikën e Shqipërisë në rajon dhe me angazhimin drejt integrimit në BE.

Balla i ka bërë thirrje SPAK që të hetoje dosjet për dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha por edhe të vetë atij si person tashmë të shpallur non grata për përfshirje në afera korruptive.

Ai tha se i vjen mirë që një pjesë e opozitës po përshëndet punën e SPAK i cili ka vënë pas hekurave zyrtarë të politikës.

“Në Bulevard zhvillohet një protestë që nuk ka asgjë të përbashkët me politikën e Shqipërinë në rajon dhe angazhimin e Shqipërisë për integrimin në BE. Protestë e thirrur për hallin e Sali Berishës, aspak për “Ballkanin e Hapur” një nismë e përshëndetur nga SHBA e BE dhe të kundërvihesh sot ndaj kësaj nisme është krijimi i një linje anti-amerikane. Berisha ka hallin e vet që s’ia zgjidh askush. Shpresoj që drejtësia të bëjë punën e saj për hetimin e dosjeve korruptive që flejnë në SPAK. Dhëndri i Berishës është në protestë për t’iu shmangur drejtësisë. Ne kemi ccuar në SPAK se si është privatizuar nga ai Kompleksin Partizani. Është një aferë korruptive. Kurrë nuk ka ndodhur që PS të marrë në mbrojtje një individ në hetim nga prokuroria. Nuk bëmë atë që PD bëri me Xhelal Mziun. Në buxhetin që Meta tentoi të kthente pas janë akomoduar kërkesat nga institucionet e drejtësisë ku janë akorduar 8.4 miliardë lekë dhe 3322 punonjës për këto institucione. Në shkurt mendojmë të përfundojmë zgjatjen e mandateve të vettingut. Ajo që ka qënë në themel të reformës së drejtësisë ëstë distancimi i saj nga politika. Dua t’i bëj thirrje PD-së se është e pandershme se deri para 3 muajsh Basha sulmonte SPAK-un si të paaftë, kemi zyrtarë të nivelit të lartë të ndaluar dhe ta përshëndesi tani. Më bëhet qejfi që një pjesë e opozitës sot e përshëndet. Teksa SHBA-të e kanë konsideruar Berishën si të përfshirën ë afera korruptive, organet e drejtësisë nuk kanë ccuar përpara dojet korruptive dhe tani shqiptarët po durojnë avazin 30-vjeccar të Sali Berishës. Sot gjoja në emër të atdhetarizmit Berisha si non grata udhëheq protestën kundër domosdoshmërisë që ka sot dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Për marrëveshje me Kosovën kemi patur mbësëhtetjen e opozitës që nuk i ka shpallur luftë SHBA-ve. Kush e konsideron SHBA-në armik, është në armiqësi edhe me popullin shqiptar”- tha ai.