ëshilli i Ministrave ka propozuar ditën e sotme ndryshime në ligj për të gjitha ato biznese që nuk deklarojnë të dhënat e sakta në Qendrën Kombëtare të Binzesit. Këshilli i ministrave propozon që gjoba nga 15 mijë lekë që është aktualisht, të rritet në 60 mijë lekë.

Ky propozim do të çohet për diskutim në Komisionet Parlamentare dhe më pas do të jetë Kuvendi ai që do të votojë për ndryshimet përfundimtare.

Projektligj për një ndryshim në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007, “për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar, bëhet ky ndryshim:

Neni 1

Pikat 2 dhe 3, të nenit 74, ndryshohen, si më poshtë vijon:

“2. Deklarimi në regjistër i të dhënave të pavërteta, kur nuk përbën vepër penale,

përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 60 000 lekë.

3. Moskryerja e detyrimit për regjistrimin fillestar dhe regjistrimet e tjera të detyrueshme, brenda afateve të parashikuara nga ky ligj, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 60 000 lekë.”.