Ndërsa në fillim të hyrjes së “delegatëve” dukej se çdo gjë ishte e organizuar, Kuvendi i Sali Berishës është përfshirë nga kaosi. Dhe kjo, me qëllim.

Ndërsa për një orë e gjysëm raportohej se kishin hyrë 1 mijë delegatë, në mënyrë të papritur, për çerek ore ky numër shkoi në 4 mijë.

Kjo, pa asnjë logjikë. Fillimisht çdo person që hynte verifikohej, duke u çekuar.

Por duke parë numrin e ulët të pjesmarrësve, organizatorët vendosën ta bëjnë hyrjen e lirë, ndërkohë që gazetarët nuk janë lejuar të qendrojnë brenda stadiumit, për të verifikuar emrat e pjesmarrësve.